Arrestohet Donald Trump, pritet të dal para gjykatës federale në Miami

Arrestohet Donald Trump, pritet të dal para gjykatës federale në Miami

20:40, 13/06/2023

Donald Trump arrestohet nga zëvendës marshallët amerikanë tani që ka arritur në gjykatën federale në Miami.

Ish-presidentit amerikan nuk do t’i vendosen prangat, por do t’i merren në mënyrë elektronike shenjat e gishtave.

Ndihmësi dhe i bashkëpandehuri i tij, Walt Nauta, gjithashtu do të merret në paraburgim dhe do t’i merren shenjat e gishtërinjve, raporton cnn.

Theksojmë se Trump nuk do të fotografohet si të burgosurit e tjerë pas arrestimit.

Prokurori i posaçëm, Jack Smith paditi politikanin republikan përmes 37 akuzave, duke pretenduar se Trump keqpërdori dokumentet e klasifikuara të sjella në vendpushimin e tij, Mar-a-Lago dhe u përfshi në një komplot për të penguar drejtësinë.

Ndryshe, ai u padit në fillim të këtij viti nga zyra e prokurorit të qarkut të Manhatanit, New York, ku po akuzohet se kishte blerë heshtjen e yllit të filmave për të rritur, Stormy Daniels.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco