Egjipt: Eshtrat e 23-vjeçarit rus u gjetën në barkun e peshkaqenit që e përpiu VIDEO

Egjipt: Eshtrat e 23-vjeçarit rus u gjetën në barkun e peshkaqenit që e përpiu VIDEO

20:03, 13/06/2023

Peshkaqeni tigër që gëlltiti 23-vjeçarin në një resort egjiptian është copëtuar, mumifikuar dhe transferuar në një muze - Babai i rusit fatkeq do të djegë eshtrat e të birit dhe hirin do e marrë në Rusi

Brenda zorrëve të peshkaqenit që e përpiu të gjallë rusin 23- vjeçar Vladimir Popov, në një plazh të Egjiptit, u gjetën eshtrat e tij, koka, gjoksi dhe duart.

23-vjeçari Popov, i cili po notonte në resortin e Hurghadës, papritur u bllokua nga një peshkaqen tigër, ai nuk arriti të shpëtonte dhe ka jetuar momente martirizimi, së bashku me të atin, i cili po shikonte pamjen e tmerrshme nga bregu.

Pushuesit e tjerë kishin dalë nga uji dhe i bërtisnin Popovit që të largohej me not nga peshkaqeni përpara se ai ta shkatërronte për vdekje.  Peshkaqeni tigër më pas u kap nga peshkatarët dhe u tërhoq zvarrë në breg me varkë përpara se ta godisnin për vdekje "për hakmarrje". Madje, peshkatarët arritën t'i hiqnin një pjesë të trupit të pajetë të 23-vjeçarit.

Peshkaqeni tani është disektuar nga ekspertët, të cilët gjetën mbetjet e të riut brenda zorrëve të tij, sipas agjencisë së lajmeve Al Arabiya . Më pas, siç raporton Daily Mail, peshkaqeni do të mumifikohet nga ekspertët (procesi i balsamimit tashmë ka filluar) dhe do të transferohet në muzeun e Institutit të Shkencave Detare dhe Rezervateve të Detit të Kuq.

Një profesor në Institutin Kombëtar të Shkencave Detare të Egjiptit zbuloi gjithashtu se peshkaqeni ishte femër.

“Shkuam në plazh për t'u çlodhur. Djali im u sulmua nga një peshkaqen, gjithçka ndodhi në pak sekonda”, tha babai i 23-vjeçarit fatkeq, duke rrëfyer tragjedinë që ka përjetuar.

“Çfarë lloj ndihme mund të jepnim? Kjo masakër u bë në 20 sekonda. Kjo është një rastësi e tmerrshme, sepse ky është një plazh i sigurt. Ka anije dhe jahte përreth. Asgjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë atje. Zakonisht peshkaqenët sulmojnë plazhet e egra dhe të largëta. Është vetëm një lloj fati i keq”, shtoi ai, duke theksuar se do të djegë atë që ka mbetur nga trupi i djalit të tij dhe do ta kthejë hirin e tij në atdheun e tyre, në Rusi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco