Hyni brenda fabrikës gjermane ku prodhohen armë për Ukrainën

Hyni brenda fabrikës gjermane ku prodhohen armë për Ukrainën

08:52, 12/06/2023

Prodhuesi gjerman i armëve, Rheinmetall, po zgjeron me shpejtësi aktivitetin prodhues mes luftës që po zhvillohet në Ukrainë, dhe planifikon të hapë fabrikë edhe brenda Ukrainës.

Që nga prilli 2022, kur Gjermania ra dakord të furnizonte Ukrainën me armë të rënda për të luftuar pushtimin rus, prodhimi i predhave të tankeve nga Rheinmetall është rritur nga 60.000 në 240.000 në vit.

Kompania gjermane e armëve ka shtuar rreth 2000 vende pune që nga pushtimi rus dhe është shtuar në indeksin e aksioneve DAX të Frankfurtit.

Në maj u njoftua se Rheinmetall do të lidhej me kompaninë shtetërore të armëve të Ukrainës Ukroboronprom me qëllim "për të prodhuar së bashku produkte të zgjedhura Rheinmetall në Ukrainë". /REL

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco