Soros ia kalon perandorinë 25 miliardë dollarë të birit/ Alex: Jam më politik, do vazhdoj të mbështes të majtën

Soros ia kalon perandorinë 25 miliardë dollarë të birit/ Alex: Jam më politik, do vazhdoj të mbështes të majtën

18:57, 11/06/2023

Miliarderi majtist, George Soros ka vendosur t'ia kalojë perandorinë e tij në duart e djalit, Alex Soros.

Kështu raporton gazeta amerikane Wall Street Journal.

Sipas saj, perandoria prej 25 miliardë dollarësh do kalojë në menaxhimin e djalit 37-vjeçar të investitorit të njohur.

Më herët ishte menduar se kjo perandori nuk do i kalonte djalit të lindur nga martesa e dytë, por gjërat nisën të ndryshojnë me kalimin e kohës.

Alex tha për gazetën se ai dhe babai mendojnë njësoj, por shtoi se 'unë jam më politik'.

Soros i riu u zotua se do vazhdojë të mbështesë dhe financojë të majtën. Fondacionet e tij japin mbi 1.5 miliardë dollarë çdo vit për kauza të majta.

Alex Soros njihet si mik i ngushtë i kryeministrit Edi Rama. Të dy shihen shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Kurse opozita shqiptare e akuzon Sorosin se ka mbështetur një mega-operacion për dobësimin e opozitës dhe fuqizimin e pushtetit të Edi Ramës, kryesisht përmes kapjes së drejtësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco