Rusia dhe Ukraina kthejnë rreth 100 robër lufte nga të dyja palët

Rusia dhe Ukraina kthejnë rreth 100 robër lufte nga të dyja palët

18:58, 11/06/2023

Si Ukraina ashtu edhe Moska kanë njoftuar kthimin e afro 100 ushtarëve nga secila palë sot.

Andriy Yermak, kreu i zyrës së presidentit ukrainas, tha se 95 ukrainas u kthyen në shtëpi në shkëmbim.

Ai tha se ushtarët e forcave të armatosura dhe gardës kombëtare, si dhe rojet kufitare, u dorëzuan nga Rusia – duke përfshirë disa të plagosur.

Ndërkohë, ministria ruse e mbrojtjes tha se 94 rusë në robërinë ukrainase u liruan gjithashtu pas negociatave dhe do të dërgoheshin për ekzaminim mjekësor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco