Gjermani, një në tre burra e mbështesin dhunën ndaj grave

Gjermani, një në tre burra e mbështesin dhunën ndaj grave

18:01, 11/06/2023

Sado e pabesueshme të tingëllojë, më shumë se një në tre burra në Gjermani e konsiderojnë të pranueshme dhunën ndaj grave, sipas një sondazhi të parapublikuar nga grupi mediatik “Die Funke”.

Rezultatet e anketës në vitin 2023 janë tronditëse, siç theksuan aktivistët e të drejtave të njeriut, transmeton Agjencia Gjermane.

Në sondazhin, i cili pritet të publikohet së shpejti, rezultatet tregojnë se 33% e meshkujve të moshës 18 deri në 35 vjeç kanë pranuar se nuk mendojnë se është keq t’i ngrenë herë pas here “dorën” partneres gjatë një zënke.

Madje 34% kanë thënë pa hezitim se në të kaluarën kanë ushtruar dhunë ndaj partnerëve të tyre.

Përveç kësaj, pothuajse gjysma e të anketuarve shprehën neverinë e tyre për shfaqjen publike të homoseksualitetit. 48% deklaruan në mënyrë specifike se ndihen “të shqetësuar” nëse dikush do t’iu “tregonte” se janë homoseksualë, ndërsa 42% qëndrojnë larg meshkujve homoseksual.

Figura tradicionale e “zonjës së shtëpisë” duket se dominon gjithashtu mendjen mashkullore të shumë gjermanëve:

– 52% e të anketuarve e konsiderojnë mundësinë të fitojnë para mjaftueshëm në mënyrë që gruaja e tyre të qëndrojë në shtëpi dhe të kujdeset për familjen.

– Në të njëjtën kohë, një në dy të rinj nuk dëshiron të ketë lidhje me një grua që ka kryer marrëdhënie me burra të tjerë.

– 51% e të anketuarve gjermanë gjithashtu thanë se do të ndiheshin të dobët dhe të pambrojtur nëse do t’i tregonin ndjenjat e tyre të vërteta partnerit të tyre.

Hulumtimi tregoi gjithashtu se megjithëse shumë burra në thelb janë të gatshëm të mbrojnë barazinë e dy gjinive, në praktikë ata nuk janë në gjendje të zbatojnë bindjet e tyre.

“Këto rezultate janë tronditëse,” tha Carsten Kasner, kreu i “Forumit Federal të Burrave”, një grup që bën fushatë për barazinë gjinore.

“Është shqetësuese që një e treta e burrave të anketuar e minimizuan dhunën fizike ndaj grave. Kjo duhet të ndryshojë urgjentisht”, tha Kasner për grupin mediatik Funke.

Sondazhi, i cili u krye për llogari të organizatës “Plan International Germany” nëpërmjet internetit, në periudhën 9-21 mars, u krye në një kampion prej njëmijë të rinjsh dhe njëmijë grave.

Dy vjet më parë, në lokomotivën e Eurozonës, më shumë se 115,000 gra ishin viktima të dhunës në familje, sipas të dhënave të policisë.

Në vitin 2021, gjithsej 301 gra raportuan plagët e rrahjeve të pësuar nga partneri aktual ose ish-partneri i tyre.

Vitin e kaluar, ministri gjerman i Drejtësisë Marco Bussmann tha se dhuna ndaj grave duhet të ndëshkohet më ashpër, duke thënë se akte të tilla nuk duhet të nënvlerësohen si “tragjedi private”.

“Dhuna ndaj grave duhet të dënohet me ashpërsinë e duhur”, ka theksuar ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco