Tërmet me magnitudë 5 afër Johanesburgut, ja pamjet

Tërmet me magnitudë 5 afër Johanesburgut, ja pamjet

17:33, 11/06/2023

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara raportoi sot një tërmet me magnitudë 5 ballë afër Johannesburg, Afrika e Jugut.

Tërmeti ndodhi në orën 2:38 me kohën lokale rreth dhjetë kilometra nën sipërfaqen e tokës dhe tronditi ndërtesat në provincën më të populluar të Afrikës së Jugut, Gauteng.

Banorët e ndjenë lëkundjen dhe disa postuan foto në rrjetet sociale ku shfaqeshin mure të dëmtuara ose të plasaritura.

Një tërmet me magnitudë 5.3 goditi një qytet minierash pranë Johanesburgut në gusht 2014. Tërmeti i fundit i madh që goditi Republikën e Afrikës së Jugut daton në vitin 1969 dhe ndodhi në provincën e Kepit Perëndimor me magnitudë 6.3. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco