Testi i ri zbulon në fazë të hershme më shumë se 50 lloje të kancerit

Testi i ri zbulon në fazë të hershme më shumë se 50 lloje të kancerit

10:00, 07/06/2023

Mjekët në Britaninë e madhe , me sukses, përfunduan provën e një lloji të ri të testit të gjakut i cili është në gjendje që të identifikojë më shumë se 50 lloje të ndryshme të kancerit. Ekspertët thonë se ky test do t`u shpëtojë jetën miliona njerëzve për çdo vit.

Shërbimi Kombëtar i Shëndetit në Britaninë e madhe ka përfunduar një test të madh të një lloji të ri të testit të gjakut i cili është në gjendje të zbulon më shumë se 50 lloje të ndryshme të kancerit.

Sipas mjekëve, testi i riidentifikoi më shumë se 2 të tretat e sëmundjeve tek mbi 5 mijë pacientë që vizituan Shërbimin Mjekësor duke dyshuar se kanë simptomat e kancerit. madje, në 85% të rasteve, testi me saktësi të plotë identifikoi edhe vendin ku është duke u përhapur sëmundja.

Ky test i cili detekton ndryshimet në kodin gjenetik të cilat shkaktohen nga kanceri, është në gjendje të detekton sëmundjen vdekjeprurëse shumë më herët se sa që ishte e mundur deri me tani dhe ekspertët thonë se, kur standardizohet, ky test do të shpëton miliona jetë për çdo vit, në tërë botën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco