Macron pritet të vizitojë Gjermaninë, në fokus çështja e sigurisë së Ukrainës

Macron pritet të vizitojë Gjermaninë, në fokus çështja e sigurisë së Ukrainës

22:39, 01/06/2023

Presidenti francez, Emmanuel Macron do të vizitojë Gjermaninë të martën e ardhshme për të punuar nga afër me Berlinin për çështjen e garancive të sigurisë për Ukrainën, raportojnë mediat e huaja.

Presidenti francez e bëri njoftimin për vizitën e tij gjatë ditës së sotme në Moldavi i rrethuar nga liderë të tjerë politikë.

Më herët presidenti ukrainas tha se ka marrë mbështetje nga aleatët në samitin në Moldavi për çështjen e furnizimit me avionë luftarakë në Kiev për të ndihmuar në zmbrapsjen e forcave ruse.

Ai i bëri komentet në një konferencë shtypi pas një samiti të mbi 40 liderëve evropianë në Moldavi, por dha pak detaje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco