Rusia sulm rekord me dronë kamikazë në Kiev

Rusia sulm rekord me dronë kamikazë në Kiev

16:53, 28/05/2023

Rusia ndërmori mbrëmjen e të shtunës sulmin më të madh të dronëve të bërë deri më tani në Ukrainë.

Rreth 54 dronë kamikazw të prodhimit iranian u lëshuan nga rajoni verior i Briansk dhe nga Krasnodar Krai në jug.

Objektiv ishte Kievi, teksa kryeqyteti Ukrainas përgatitej të festojë përvjetorin e themelimit të tij. Sipas të dhënave mbrojtja ajrore, arriti të neutralizoj 52 nga 54 dronët e lëshuar duke konsideruar sulmin si një rekord.

Sipas kryebashkiakut të Kievit, Vitali Klitschko pjesët e rëna nga dronët shkaktuan një viktimë dhe një zjarr në një godinë 3-katëshe.

Teksa Ukraina po përgatitet për kundërofensivën e madhe, Rusia ka intensifikuar sulmet me dronë gjatë 2 muajve të fundit duke shënjestruar infrastrukturën civile.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco