Mbyllen vendvotimet dhe nis numërimi: Krejt çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Turqi

Mbyllen vendvotimet dhe nis numërimi: Krejt çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Turqi

16:36, 28/05/2023

Vendvotimet janë mbyllur në orën 17:00  dhe numërimi është duke u zhvilluar në balotazhin e parë presidencial në historinë e Turqisë.

Më shumë se 64 milionë njerëz kanë të drejtë të votojnë. Vendvotimet u hapën në orën 08:00, raporton Al Jazeera.

Turqia nuk ka exit poll, por rezultatet paraprake priten brenda disa orësh nga mbyllja e qendrave të votimit.

Ndalimi i transmetimit për shpalljen e rezultateve ka të ngjarë të hiqet rreth orës 18:30 me orën lokale.

Qytetarët turq që jetojnë jashtë shtetit kishin hedhur tashmë votat e tyre. Rreth 1.9 milionë votuan në 73 vende.

Votimi ka edhe në portat kufitare, ku kutitë e votimit qëndruan të hapura deri në mbylljen e votimit në Turqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco