Presidenti turk Erdogan voton në Stamboll

Presidenti turk Erdogan voton në Stamboll

12:07, 28/05/2023

Stamboll -  Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan votoi në Stamboll në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Presidenti Erdoğan doli nga banesa e tij në zonën Kısıklı në Üsküdar së bashku me bashkëshorten e tij Emine Erdoğan dhe mbërriti në shkollën "Saffet Çebi" për të votuar, njoftoi Anadolu.

Erdoğan u prit nga qytetarë dhe nga kryetari i Bashkisë Üsküdar, Hilmi Türkmen, kryetari i AK Partisë për Istanbulin, Osman Nuri Kabaktepe.

Presidenti Erdoğan dhe bashkëshortja e tij Emine Erdoğan hynë në radhë në klasën ku ndodhej kutia e votimit "3279". Pas përshëndetjes me zyrtarët në kutinë e votimit Erdoğan dhe Emine Erdoğan u dhanë zyrtarëve të kutive të votimit kartat e tyre të identitetit për kontrollin e nevojshëm.

Erdoğan dhe Emine Erdoğan kaluan në kabinën e votimit dhe më pas kryen procesin duke hedhur zarfet në kutinë e votimit.

Në kutinë e votimit "3279" ku votoi presidenti Erdoğan do të kryejnë detyrën e tyre qytetare 380 votues. Në listën e votuesve presidenti Erdoğan renditet në vendin 175-të ndërsa Emine Erdoğan në vendin e 174-t.

Në të njëjtën shkollë në orët e para të mëngjesit votuan edhe djali i presidentit Erdoğan, Bilal dhe bashkëshortja e tij Reyyan Erdoğan.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco