Nga kjo banesë nisi ngritja e Erdogan/ Gara presidenciale drejt finishit

Nga kjo banesë nisi ngritja e Erdogan/ Gara presidenciale drejt finishit

09:09, 27/05/2023

Gara presidenciale në Turqi po shkon drejt finishit.

Këto janë orët e fundit përpara se vendi të njohë rezultatin që ka mbajtur mbërthyer mbarë botën.

Gazeta gjermane BILD ia dedikon kryeartikullin e saj ngritjes në pushtet të Erdogan. Ajo publikon një foto nga banesa modeste në Stamboll, prej nga nisi ngritja e Erdogan.

Sot ai është njeriu më i fuqishëm në Turqi dhe jeton në një pallat presidencial nga më luksozët dhe më të shtrenjtët në botë.

Por a do marrë ai një mandat tjetër pesëvjeçar?

Sipas BBC, gara është bërë shumë e ashpër gjatë këtyre ditëve.

Rivali i opozitës, Kemal Kilicdaroglu po tenton të fitojë votat e nacionalistëve duke u zotuar se do të dëbojë miliona refugjatë sirianë. Kurse Erdogan reagoi duke thënë se një fitore nga Kilicdaroglu do të ishte një fitore për terroristët.

Presidenti Erdogan është favorit, pasi është të paktën 2.5 milionë vota përpara rivalit. Por Kilicdaroglu shpreson që të marrë ose një pjesë të 2.8 milionë votuesve të kandidatit ultranacionalist që doli i treti, ose të nxisë një pjesë të 8 milionë votuesve që nuk dolën në zgjedhje në raundin e parë.

Vëzhguesit ndërkombëtarë deklaruan pas raundit të parë se Turqia nuk përmbush as parimet themelore të mbajtjes së zgjedhjeve demokratike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco