Slloveni: Në vend të trotuarit, shirita të gjelbër në mes të rrugës

Slloveni: Në vend të trotuarit, shirita të gjelbër në mes të rrugës

16:02, 26/05/2023

Në fshatin Potoki, përballë Jesenicës në Slloveni, një pjesë e rrugës ku nuk ka trotuar, është lyer me ngjyrë të gjelbër.

Drejtoria për Infrastrukturë e Sllovenisë vendosi për këtë veprim me qëllim të rritjes së sigurisë së këmbësorëve që lëvizin nëpër rrugë pa trotuare. Komuna shpreson se ky është hapi i fundit para rinovimit të plotë të seksionit.

Në Jesenice ka shumë lagje ku nuk ka trotuare për këmbësorët përgjatë rrugëve kryesore, raporton N1 Slloven.

Një shembull i tillë është në fshatin Potoki para Jesenicës, ku vendasit kanë vite që theksojnë domosdoshmërinë e trotuareve. Shumë nxënës kalojnë nëpër rrugën e ngarkuar për në stacionin e autobusëve.

Ajo rrugë kryesore, e cila menaxhohet nga Drejtoria Sllovene për Infrastrukturë, së fundmi është rilyer dhe në terren është përdorur një dizajn i ri i shenjave të dyshemesë, me të cilin dëshirojnë të zvogëlojnë shpejtësinë e lëvizjes së shoferëve dhe në këtë mënyrë të rrisin sigurinë e këmbësorëve gjatë rrugës. Hapësira ndërmjet vijave ndarëse të dyfishta është lyer me ngjyrë jeshile, për të tërhequr vëmendjen e shoferëve që lëvizin në rrugën rajonale nga Jesenice në Leshçe ose në drejtim të kundërt.

“Në bazë të matjeve të fshehura të shpejtësisë, janë evidentuar ndërmjet 60 dhe 70 përqind e të gjithë drejtuesve të mjeteve (varësisht nga drejtimi i lëvizjes) që nuk respektojnë shpejtësinë e përcaktuar prej 60 kilometrash në orë”, tha Drejtoria e Infrastrukturës rreth arsyeve të vendimit të fundit.

Rrugët normale janë rreth tetë metra të gjera, dhe me zbatimin e ri të brezit të gjelbër në mes të dy korsive të trafikut, gjerësia është zvogëluar në pak më pak se gjashtë metra.

Rregullime të tilla trafiku me ngushtim optik të rrugëve janë përdorur në Slloveni për një kohë të gjatë. Masa është miratuar nga Drejtoria për Infrastrukturë nga projekti i BE-së “Rrugët e Parashikueshme”, si shembull i praktikës së mirë të anëtarëve individualë të BE-së.

Drejtoria pret që kjo të arrijë rezultate më të mira dhe që më shumë drejtues mjetesh të respektojnë kufijtë e shpejtësisë, gjë që do të nënkuptonte përmirësim të sigurisë në komunikacion për të gjithë pjesëmarrësit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco