Kaos në Uells, makina të djegura dhe përplasje me policinë

Kaos në Uells, makina të djegura dhe përplasje me policinë

08:30, 23/05/2023

Trazira të dhunshme, që panë disa makina të digjeshin dhe policinë të përplasej fizikisht me një grup të përbërë nga rreth 150 persona, janë regjistruar në kryeqytetin e Wells-it, Cardiff.

Mediat britanike raportojnë se në drejtim të forcave të shumta të policisë që u angazhuan për të shuar revoltën që shpërtheu pak pas orës 18:00, janë hedhur gurë dhe sende të tjera të forta.

Incidenti ndodhi në Snowden, lagjia e Ely, ku grupi i personave të dhunshëm që mbanin të veshur kapuç të zinj përdorën edhe fishekzjarrët për të sulmuar policinë.

Pas spekulimeve në mediat sociale se policia ishte përfshirë që prej momenteve të para në këtë incident, forcat e rendit sqaruan se përplasja fizike ndodhi kur oficerët mbërritën në skenën e ngjarjes.

Ndërkohë, dy makina policie u dëmtuan në trazira, me fotot që tregonin njërën me xhamin e përparmë të thyer dhe pasqyrat e krahut të varura. Të paktën dy makina të parkuara në një rrugë banimi u dogjën.

John Urquhart, i cili jeton në Ely, ishte dëshmitar i përshkallëzimit të incidentit që nga fillimi i mbrëmjes. Ai tha se shumica dërrmuese e njerëzve ishin në rrugë sepse ata “donin të dinin se çfarë do të ndodhte më pas“, dhe shtoi se ishte “një grup i vogël njerëzish që pa pritur u bënë të dhunshëm”.

Sakaq, trazirat vazhduan deri në orët e para të mëngjesit, teksa turma e grumbulluar u zhvendos pranë Highmead Road, ndërsa policia u përpoq t’i shpërndante. Shërbimi Ajror i Policisë Kombëtare tha gjithashtu se kishte ndihmuar me incidentin.

Jane Palmer tha se ajo dhe familja e saj shikonin nga një dritare ndërsa njerëzit jashtë i vunë zjarrin makinës së saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco