Shtetet e Amerikës arrijnë në një marrëveshje për të shpëtuar lumin Kolorado

Shtetet e Amerikës arrijnë në një marrëveshje për të shpëtuar lumin Kolorado

21:54, 22/05/2023

Shtetet perëndimore të SHBA-së thanë të hënën se kanë arritur një marrëveshje për të shkurtuar sasinë e ujit që marrin nga lumi Kolorado i cili po thahet dhe që kërcënohet nga përkeqësimi i kushteve klimatike.

Plani vjen pas vitesh probleme, me shtetet që refuzojnë të ndalojnë së përdoruri lumin si burim edhe pse rrjedha e ujit ka arritur në pikën e krizës, duke kërcënuar furnizimin me ujë të pijshëm për 40 milionë njerëz dhe duke rrezikuar prodhimin e energjisë elektrike në të gjithë Perëndimin Amerikan.

Sipas propozimit, qeveria federale do të paguajë 1.2 miliardë dollarë për fiset vendase amerikane dhe qytetet në Kaliforni, Nevada dhe Arizona për të përdorur më pak ujë gjatë tre viteve të ardhshme.

Reduktimet do të zvogëlojnë sasinë e ujit të marrë nga Koloradoja dikur furnizonte rreth 13% të të gjithë ujit në SHBA.

“Të gjitha Shtetet e Bashkuara perëndimore janë në vijën e parë të ndryshimit të klimës ne duhet të punojmë së bashku për të trajtuar këtë krizë dhe ekstremet e motit midis thatësirës dhe përmbytjeve,” tha guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom në një deklaratë duke.

Lumi Kolorado përshkon shtatë shtete të SHBA-së dhe Meksikën, duke furnizuar ujë të pijshëm dhe hidrocentrale dhe duke ujitur disa nga tokat bujqësore më pjellore të vendit.

Por ai që ishte një nga lumenjtë më të mëdhenj të botës tani është tkurrur.

Ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu do të thotë se bora dikur e bollshme që ushqente lumin është pakësuar.

Ndërsa bora që bie shkrihet më shpejt për shkak të temperaturave më të larta, më shumë ujë humbet nga avullimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco