Vdesin 4 alpinistë, goditen nga orteku në Alpet zvicerane

Vdesin 4 alpinistë, goditen nga orteku në Alpet zvicerane

19:28, 22/05/2023

Tre alpinistë holandezë, të cilët u raportuan të zhdukur të premten e kaluar, u gjetën të vdekur të dielën në bazën e një akullnaje në kantonin Valais në jug të Zvicrës, njoftuan sot autoritetet lokale.

Sipas të dhënave të para të hetimit, tre viktimat, dy burra të moshës 32 dhe 40 vjeç dhe një grua 30 vjeçe, dyshohet se janë vrarë nga një ortek. Ky është vlerësimi i prokurorisë publike të Valais dhe policisë së Bernës.

Lexo Edhe: 

Доктор: Ако патите од зујања у ушима, урадите ово одмах
“100 mijë euro foto”, Bledi Mane poston të pasmet e Nitës: Qëndro e fortë …

Trupat e tyre u gjetën të dielën në mëngjes në akullnajën Jezi, në komunitetin Blattern. Operacioni për gjetjen e tyre kishte nisur pasditen e së shtunës me ndihmën e helikopterëve, pasi që nga e premtja alpinistët nuk kishin dhënë asnjë shenjë jetë.

Rasti është duke u hetuar nga Ministria e Brendshme e kantonit Valais. /abcnews

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco