Lufta e ashpër për pushtimin e Bahkhmutit

Lufta e ashpër për pushtimin e Bahkhmutit

15:45, 22/05/2023

Kreu i grupit të njohur mercenar Wagner zotohet t`ia dorëzojë Bakhmut ushtrisë ruse deri në qershor. Pretendimet e themeluesit të ëanger Yevgeny Prigozhin për kapjen e qytetit të Bakhmutit deri të shtunen ka ngjallur reagime të ndryshme nga Kievi zyrtar se Bakhmuti ende kontrollon pjesë të qytetit.

Prigozhin në një regjistrim audio në Telegram tha se ëagner do të kryejë misionin e tij në pushtimin e plotë të Bakhmutit nga 25 Maji deri me Qershor. Sipas tij, tashmë janë të vendosura "linjat e mbrojtjes" në perëndim të qytetit përpara transferimit. Mercenarët e ëagner kanë përqendruar përpjekjet e tyre në qytet për muaj të tërë me taktika të pamëshirshme me dërgimin e një numëri të madhë të ushtarëve kësisoj duket se ka gërryer gradualisht rezistencën e Kievit.

Por ana tjetër, zëvendësministrja e Mbrojtjes se Ukrainës, Hanna Maliar, përsëriti se forcat e saj kanë ende një pikëmbështetje të vogël brenda qytetit dhe po përparojnë në periferi, ndonëse pranoi se "intensiteti" i lëvizjes së tyre ishte zvogëluar.

Sipas analistëve qyteti i Bakhmutit ka pak vlerë strategjike për Moskën, por se kapja e tij do të ishte një fitore simbolike për Rusinë pas betejës më të gjatë të luftës në Ukrainë deri më tani.

Për fitoren në Bakhmut, ditëve të fundit janë përplasur të dyja palët kundërshtare. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky këmbënguli se Bakhmut "nuk është i pushtuar" nga Rusia, ndërsa fliste në samitin e G7 në Japoni të dielën. E nga Kremlini zyrtar, presidenti rus Vladimir Putin e uroi ëagnerin pasi tha se kishte pushtuar qytetin.

Bakhmut ishte i njohur më parë si Artemovsk, për nder të një revolucionari sovjetik, përpara se Ukraina ta riemëronte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco