Gjashtë të vdekur e 11 të plagosur në Zelandë të Re, digjet një bujtinë

Gjashtë të vdekur e 11 të plagosur në Zelandë të Re, digjet një bujtinë

08:44, 16/05/2023

Të paktën gjashtë persona kanë mbetur të vdekur dhe 11 të tjerë janë ende të pagjetur pas një zjarri në një bujtinë në Wellington të Zelandës së Re.

Sipas kryeministrit të Zelandës së Re, Chris Hipkins, numri i të vdekurve mund të rritet, teksa sipas policisë, numri nuk mund të specifikohet derisa të jenë në gjendje të hyjnë në ndërtesë.

Siç shkruan BBC, një person ka pësuar lëndime të rënda, pasi u hodh nga kati i tretë i ndërtesës për t’i shpëtuar flakëve, transmeton Syri.net Kosova.

Ndërsa, policia po e heton shkakun e rastit, pasi raportohet se ai është ndezur qëllimshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco