Humza Yousaf, kryeministri i ri i Skocisë

Humza Yousaf, kryeministri i ri i Skocisë

07:28, 29/03/2023

Humza Yousaf është zgjedhur kryeministri i ri i Skocisë pas një votimi në parlamentin skocez. Ai është kryeministri i parë më i ri në moshë dhe njëherit, i pari musliman.

Fitorja e Yousaf vie pas dorëheqjes së ish-kryeministres Sturgeon.

Ai tha se donte të vazhdonte “të punojë në mënyrë konstruktive me qeverinë skoceze” për të përmbushur ato që ai argumentoi se ishin “prioritetet e njerëzve në të gjithë Skocinë”.

Ndër të tjera, Kryeministri Yousaf shprehu vendosmërinë e tij për të sjellur pavarësinë në Skoci.

“Ne do të jemi brezi që do ta sigurojmë atë”, deklaroi ai.

Jusaf do të betohet zyrtarisht si ministër i parë gjatë një ceremonie të shkurtër në Gjykatën e Sesionit në Edinburg të mërkurën, dhe më pas pritet të fillojë procesin e emërimit të pjesës tjetër të ekipit të tij të kabinetit.

Ai do të përballet edhe me liderët e opozitës për herë të parë në seancën javore, të enjten, transmeton BBC.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco