Zelensky: Ukraina do të marrë pjesë në Samitin për Demokraci të udhëhequr nga SHBA

Zelensky: Ukraina do të marrë pjesë në Samitin për Demokraci të udhëhequr nga SHBA

23:16, 27/03/2023

Ukraina po merr pjesë në Samitin për Demokraci të udhëhequr nga SHBA-ja, tha Presidenti Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij të natës të hënën.

“Ne tashmë po përgatitemi për një ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare që do të zhvillohet këtë javë me iniciativën e Presidentit (Joe) Biden dhe Shteteve të Bashkuara”, tha ai. “Samiti për Demokraci. Ukraina do të marrë pjesë. Pozicioni ynë në mbështetje të lirisë do të tingëllojë i fortë, si gjithmonë.”

Zelensky nuk dha detaje shtesë për pjesëmarrjen e vendit të tij.

“Unë jam mirënjohës për të gjithë ata që ndihmojnë vendin tonë të mbrojë lirinë,” përfundoi ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco