Rrëfimi i aktores Rachel Bilson: Nuk kam përjetuar orgazëm deri në moshën 38 vjeçare

Rrëfimi i aktores Rachel Bilson: Nuk kam përjetuar orgazëm deri në moshën 38 vjeçare

15:35, 24/03/2023

Aktorja hollivudiane, Rachel Bilson, ka folur shumë sinqerisht për jetën e saj seksuale.

E njohur për rolin e Summer Roberts nga seriali “The O.C.”, ajo ka thënë se nuk kishte përjetuar orgazëm deri në moshën 38 vjeçare.

“A nuk është çmenduri?!”, ka thënë aktorja e cila ishte në një lidhje me Bill Hader deri në vitin 2020, por nuk ka treguar se me kë e ka përjetuar më në fund orgazmën, transmeton Daily Mail.

 

(Foto: Instagram/rachelbilson)

Në një deklaratë të mëhershme, Rachel ka thënë se ndarja me komikun, mes pandemisë dhe karantinës, ishte vërtet e vështirë për të.

Përpara Haderit, Bilson ishte në një lidhje dhjetëvjeçare me aktorin kanadez, Hayden Christensen, me të cilin ka qenë edhe e fejuar dhe kanë një vajzë tetëvjeçare bashkë. Çifti u nda në vitin 2017.

Në gusht 2022, Rachel konfirmoi se ka një të dashur të ri dhe mediat e huaja raportojnë se është artisti Zac LaRoc. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco