Agresioni rus, Finlanda do të dërgojë tre tanke të tjera Leopard 2 në Ukrainë

Agresioni rus, Finlanda do të dërgojë tre tanke të tjera Leopard 2 në Ukrainë

16:46, 23/03/2023

Finlanda do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën nga pushtimi rus, duke e furnizuar me tre tanke të tjera Leopard 2.

Ministria e Mbrojtjes e Finlandës ka njoftuar një paketë të re prej 161 milionë eurosh mbështetje ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë sigurimin e tre tankeve të tjera Leopard 2.

Vendi tashmë është zotuar të dërgojë tre nga tanket e prodhimit gjerman në Ukrainë, duke e çuar numrin total në gjashtë.

Finlanda do të financojë trajnimin për tanket si dhe mirëmbajtjen e tyre, tha sot ministria e saj e mbrojtjes. Armët e rënda dhe municionet gjithashtu do të dërgohen në Kiev për luftën e tij kundër pushtimit rus.

Ministri i Mbrojtjes Antti Kaikkonen tha se “Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona të vendosura për të mbështetur Ukrainën në zmbrapsjen e pushtimit brutal të Rusisë”.

Finlanda është ndër disa vende që kanë premtuar tanke për Ukrainën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco