Protesta masive në Francë pasi Macron premtoi të ecë para me reformën pensionale

Protesta masive në Francë pasi Macron premtoi të ecë para me reformën pensionale

14:07, 23/03/2023

Qindra mijëra njerëz kanë lajmëruar se do të protestojnë gjatë ditës së sotme pasi që presidenti i Francës, Emmanuel Macron premtoi se do ta shtyjë reformën pensionale, pavarësisht eskalimit të zemërimit të popullsisë në gjithë vendin.

Protestat kundër këtij legjislacioni, i cili rritë moshën e pensionimit për 2 vjet deri në 64 vjet, ka nxitur protesta të organizuara nga sindikatat qysh nga janari, raporton France24.

Sindikatat e punës thanë sot se në ditën e nëntë kombëtare të protestës mund të dalin shumë njerëz kundër asaj që ata e quajnë si “përbuzje” dhe “gënjeshtra” të Macronit.

Greva e së enjtes pati ndikim në trafikun hekururdhor, në aeroporte dhe mësimdhënës ndër profesionet që po ndalin punën, përderisa greva tjera po vazhdojnë në magazinat e vajit dhe mbledhësve të mbeturinave.

Shumica e protestave kanë qenë paqësore, mirëpo zemërimi u rrit që nga momenti që qeveria shtyu projektligjin përmes parlamentit pa vota në javën e kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco