Ukraina pjesë e agjendës kur kryeministri spanjoll viziton Kinën

Ukraina pjesë e agjendës kur kryeministri spanjoll viziton Kinën

14:02, 23/03/2023

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez pritet të diskutojë luftën e Rusisë në Ukrainë me udhëheqësin kinez Xi Jinping gjatë një vizite shtetërore në Kinë javën e ardhshme.

Për CNN ai tha se qeveria amerikane është informuar për udhëtimin e Sanchez më 31 mars, i cili erdhi me ftesë të Xi për të shënuar 50 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Madridit dhe Pekinit. Ndërsa, Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës tha se nuk kishte informacion për të dhënë në lidhje me këtë çështje.

 

Në anën tjetër, Sánchez vizitoi edhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev muajin e kaluar në përvjetorin e parë të pushtimit të Rusisë.

Spanja është një ndër aleatët e NATO-s që kanë rënë dakord të dërgojnë tanke moderne në Ukrainë dhe ka trajnuar 800 trupa ukrainase që nga fillimi i luftës, ndërkohë Kina është përpjekur të pozicionohet si ndërmjetësues i paqes në konflikt, pavarësisht marrëdhënieve të saj me Rusinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco