Anija gjigante 75 metërshe që është në pronësi të bashkëthemeluesit të Microsoft, miliarderit Paul Allen është përmbysur nga erërat e forta në portin e Edinburghut të Skocisë.
Ekipet e shpëtimit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, dhe raportohet se disa persona janë lënduar.
Autoambulanca, zjarrfikës dhe policë të shumtë rrethuan zonën rreth portit në Leith, pasi anija gjigante RV Petrel që përdorej për të gjetur anijet e vjetra të fundosura, u lëkund nga erërat e forta dhe filloi të përmbyset.
Pamjet e postuara në rrjetet sociale shfaqin anijen duke anuar në njërën anë në një kënd prej 45 shkallë, kurse dy persona po konsiderohen akoma të zhdukur e dhjetë tjerë të lënduar.
Nga qyteti i Edinburgut kanë bërë të ditur se disa persona janë lënduar, kurse brenda anijes besohet se ishin rreth 50 persona.
Në anën tjetër, qytetarëve të asaj zonë u është kërkuar të shmangin daljet e panevojshme derisa situata të vihet nën kontroll.
© SYRI.net