Çfarë është Partia e Fermerëve (BBB) që tronditi politikën në Holandë?

Çfarë është Partia e Fermerëve (BBB) që tronditi politikën në Holandë?

09:41, 16/03/2023

BBC

Një parti fermerësh ka befasuar politikën holandeze dhe pritet të jetë partia më e madhe në dhomën e lartë të parlamentit pas zgjedhjeve provinciale.

Lëvizja Fermer-qytetar (BBB) u formua vetëm në vitin 2019, në vazhdën e protestave të gjera të fermerëve.

Por me shumicën e votave të numëruara, ata do të sigurojnë 15 vende në Senat, duke marrë pothuajse 20 përqind të votave.

“Kjo nuk është normale, por në fakt është! Janë të gjithë qytetarët normalë që votuan,” tha udhëheqësja Caroline va nder Plas.

BBB synon të luftojë planet e qeverisë për të ulur emetimet e azotit, duke reduktuar në mënyrë dramatike numrin e bagëtive dhe duke blerë mijëra ferma.

Por joshja e kësaj partie është përhapur me shpejtësi përtej fermerëve, në një platformë populiste që përfaqëson vlerat sociale dhe morale tradicionale, konservatore holandeze.

E shokuar nga shkalla e suksesit, ajo u tha mbështetësve se votuesit normalisht qëndrojnë në shtëpi nëse humbasin besimin në politikë: “Por njerëzit sot kanë treguar se nuk mund të qëndrojnë në shtëpi. Ne nuk do të injorohemi më”.

Një aleancë e krahut të majtë mes të Gjelbërve dhe Laburistëve është gjithashtu në rrugën e duhur për të fituar 15 vende në Senat. Ndërsa koalicioni katërpartiak i kryeministrit Mark Rutte është gati të bjerë sërish në 24- tetë vende më pak.

Fushata përpara votimit u dominua nga pamjet e traktorëve të fermerëve në rrugët e Hagës dhe jashtë studios ku do mbahej një debat mes liderëve përpara votimit.

Duke qëndruar përpara mbështetësve të mërkurën në mbrëmje, Caroline van der Plas kishte lyer thonjtë me ngjyrë të gjelbër, ndërsa mbante unazën me një flamur holandez të përmbysur, një simbol i protestave antiqeveritare.

Vajza e një nëne irlandeze dhe babai holandez, ajo humbi bashkëshortin e saj Jan nga kanceri i pankreasit, ndërsa protestat filluan në vitin 2019.

Komentatori Ben Coates e përshkroi rezultatin si një tërmet në politikën holandeze.

Megjithëse politikat e tyre janë shumë të përqendruara në kundërshtimini e politikave mjedisore të qeverisë, ai i tha BBC se shumica e njerëzve do i karakterizonin ata si një parti e krahut të djathtë, populiste, që është shumë kundër BE-së, kundër emigracionit dhe në favor të ndalimit të burkës për myslimanët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco