Tërmeti dhe moti i keq shkaktojnë kaos, pamje apokaliptike nga Zelanda e Re

Tërmeti dhe moti i keq shkaktojnë kaos, pamje apokaliptike nga Zelanda e Re

23:33, 16/02/2023

Prej 4 ditësh, Zelanda e Re është goditur nga moti i keq me erëra të forta, shira të rrëmbyer, të cilët kanë shkaktuar përmbytje masive dhe rrëshqitje të tokës.

Deri tani, pesë persona janë konfirmuar të vdekur, shumë janë shpallur të zhdukur, ndërsa më shumë se 10 mijë janë zhvendosur. Ndërkohë, policia tha në një deklaratë se mbi 3500 persona kanë humbur kontaktet me të afërmit e tyre dhe deri tani nuk ka asnjë informacion për ta.

Situata paraqitet tejet e rëndë teksa me mijëra ndërtesa janë nën ujë. Gjendja u bë edhe më e vështirë pas tërmetit 6,3 të shkallës rihter që goditi ishullin ditën e mërkurë.

“Ne duhet të jemi të përgatitur për një numër më të lartë të viktimave”, tha kryeministri i Zelandës së Re, Chris Hipkins, teksa shtoi se më shumë se 100 mijë familje janë ende pa energji elektrike në veri të ishullit, aty ku jetojnë më shumë se tre të katërtat e 5 milionë banorëve të Zelandës së Re.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco