13-vjeçari shpëtohet nga rrënojat në Turqi, 228 orë pas tërmetit

13-vjeçari shpëtohet nga rrënojat në Turqi, 228 orë pas tërmetit

11:04, 16/02/2023

 

Një 13-vjeçar i quajtur Mustafa, është gjetur i gjallë nën rrënojat e një ndërtese të shembur në Antakya, në provincën Hatay të Turqisë, 228 orë pas tërmetit vdekjeprurës të 6 shkurtit.

I riu mbijetoi nën rrënoja nëntë ditë e pesë orë, diçka që po konsiderohet si mrekulli në Turqi dhe Siri, çdo herë që dikush po gjendet i gjallë, edhe pas kaq shumë ditësh,

Shikoni sesi 13-vjeçari Mustafa u shpëtua pasi kaloi 228 orë nën rrënojat e një ndërtese të shembur në Antakya, në provincën Hatay të Turqisë.

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Turqi dhe Siri është afër të arrijë në 42,000, raporton AlJazeera, transmeton Klankosova.tv. Autoritetet turke thonë se 36,187 njerëz kanë vdekur. Qeveria siriane dhe Kombet e Bashkuara thonë se më shumë se 5800 njerëz kanë vdekur në Siri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco