NATO-ja dërgon 1000 kontejnerë për të prekurit nga tërmetet në Turqi

NATO-ja dërgon 1000 kontejnerë për të prekurit nga tërmetet në Turqi

08:15, 15/02/2023

NATO ka thënë se do të dërgojë më shumë se 1000 kontejnerë transporti në Turqi, për të ndihmuar në sigurimin e strehimit për të mbijetuarit nga tërmeti.

“Kjo strehë gjysmë e përhershme është në gjendje të strehojë të paktën 2,000 njerëz të zhvendosur nga tërmetet në Turqi”, thuhet në një postim në Twitter nga Komanda e Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli.

Kontejnerët, të cilët aktualisht ndodhen në Taranto të Italisë, do të dërgohen në Turqi javën e ardhshme, tha aleanca.

Ndërkohë që vazhdojnë gërmimet për të mbijetuar, numri i të vdekurve ka shkuar në mbi 40 mijë, në Turqi dhe Siri.

Vetëm dje, në Turqi u nxorën të gjallë nëntë persona, në ditën e tetë që nga tërmeti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco