Aeroplanë luftarakë rusë kapen në afërsi të hapësirës ajrore të Polonisë

Aeroplanë luftarakë rusë kapen në afërsi të hapësirës ajrore të Polonisë

22:09, 14/02/2023

Aeroplanë luftarakë rusë janë kapur duke fluturuar në afërsi të hapësirës ajrore të Polonisë, një shteti anëtar të NATO-s.

Aeroplanët luftarakë holandezë F-35 janë ngritur nga baza në Malbork të Polonisë, për t’i identifikuar dhe paralajmëruar tre aeroplanët rusë.

NATO në Facebook ka informuar për rastin.

“Aeroplanët holandezë kapën aeroplanë luftarakë rusë duke fluturuar afër hapësirës ajrore të NATO-s. Aeroplanët ushtarakë holandezë aktualisht me seli në Malbork të Polonisë, u dërguan në ajër për të identifikuar formacion të aeroplanëve luftarakë rusë duke fluturuar afër hapësirës ajrore të NATO-s. Duke u përkrahur nga aeroplanët gjermanë ‘Eurofighters’, ata i qëndruan afër aeroplanëve rusë që po paraqisnin rrezik ndaj përdoruesve tjetër të trafikut ajror. Aeroplanët holandezë F-35 aktualisht janë të vendosur në Poloni për të siguruar qiejt e pjesës lindore të Aleancës”, ka shkruar NATO.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco