Mediat perëndimore: Rusët po grumbullojnë avionë për ofensivën e re, SHBA: Nuk i shohim

Mediat perëndimore: Rusët po grumbullojnë avionë për ofensivën e re, SHBA: Nuk i shohim

22:45, 14/02/2023

“Rusët po grumbullojnë avionë luftarakë dhe helikopterë në kufirin ukrainas për të mbështetur ofensivën e re tokësore”.

Ky është paralajmërimi më i fundit në  Financial Times, e cila citon dy zyrtarë të lartë të inteligjencës perëndimore.

Por një gjë e tillë u mohua menjëherë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat janë dhe mbështetëset kryesore të Ukrainës në këtë luftë.

“Ne nuk e shohim Rusinë duke grumbulluar forcat ajrore për të nisur një ofensivë të re, por sigurisht Moska vazhdon të ketë aftësi të mëdha aviacioni” , tha sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin III.

“Ukraina ka bërë një punë të mirë për të ndaluar raketat ruse dhe ne duam që ato të kenë të gjitha mjetet për t’u mbrojtur, edhe nëse rusët vendosin të shtojnë forcat ajrore”, shtoi Austin.

-Shumë ekspertë i frikësohen idesë se në 1 vjetorin e luftës në Ukrainë, Rusia do të nisë një ofensivë ku do të angazhohen mijëra trupa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco