Rëndohet bilanci, mbi 41 mijë viktima nga tërmetet në Turqi e Siri

Rëndohet bilanci, mbi 41 mijë viktima nga tërmetet në Turqi e Siri

19:24, 14/02/2023

Numri i viktimave nga tërmetet katastrofike që tronditën Turqinë dhe Sirinë më datë 6 shkurt vijonë të rritet ditë pas dite.

Sipas rapotimeve numri i viktimave mësohet se ka arritur në 41.218. Ndërkohë numri i të lënduarve nga tërmetet në Turqi ka arritur në 105.505

Sipas të dhënave të publikuara nga kompania amerikane e vlerësimit të rrezikut Verisk, dëmet nga tërmetet në Turqi do të kalojnë koston e 20 miliardë dollarëve.

Ekspertët thonë se shanset për të gjetur të mbijetuar po zbehen, ndërkohë dhe gjendja shëndetësore e të mbijetuarve nuk dihet ende. Në Siri, presidenti Bashar Assad ra dakord të hapë dy pika të reja kalimi nga Turqia në veriperëndim të vendit të kontrolluar nga rebelët për të ofruar ndihmë dhe pajisjet e nevojshme për miliona viktima të tërmetit, njoftuan Kombet e Bashkuara të hënën.

Deri më tani, OKB-së i është lejuar të dërgojë ndihma në zonën e Idlibit vetëm përmes një kalimi të vetëm në Bab Al-Haua. Kombet e Bashkuara kanë qenë nën presion të madh që të dërgojnë më shumë ndihma dhe pajisje të rënda në veriperëndimin e Sirisë të kontrolluar nga rebelët, ku mungojnë mjetet bazike për gërmim për të mbijetuar të tjerë, teksa numri i të vdekurve po rritet.

Tërmeti shkatërrues preku 10 provinca në Turqi, ku jetojnë rreth 13.5 milionë njerëz, si dhe një zonë të madhe në Sirinë veriperëndimore, që është shtëpi e miliona njerëzve. Më shumë se 41 mijë e 500 ndërtesa u shkatërruan dhe u dëmtuan shumë, tha ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit të Turqisë.

Në Turqi shumica fajësojnë ndërtimin e gabuar për shkatërrimin e madh. Turqia ka rregulla ndërtimi që plotësojnë standardet e inxhinierisë së tërmeteve, por ekspertët thonë se këto rregulla zbatohen rrallë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco