Shpallet kandidatura e parë për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Shpallet kandidatura e parë për zgjedhjet presidenciale në SHBA

13:54, 14/02/2023

Ish-guvernatorja republikane e Karolinës së Jugut, ka njoftuar të martën se do të kandidatojë për presidente të SHBA-së në zgjedhjet e vitit 2024.

Kështu, Haley po sfidon ish-shefin e saj Donald Trump duke shpallur kandidaturën nga radhët e republikanëve. Lajmin ajo e bëri të ditur në një video të publikuar të martën.

“Unë jam Nikki Haley dhe do të kandidoj për presidente,” deklaroi ish-ambasadorja nga administrata Trump në OKB.

Kujtojmë se ish-presidenti Donald Trump e ka njoftuar në nëntor të vitit që shkoi se do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Njoftimin, Trump e bëri pas zgjedhjeve të gjysmës së mandatit në vend.

Duke e njoftuar herët kandidaturën e saj, 51-vjecarja, Haley, e cila shpesh ka artikuluar nevojën për nevojën e ndërrimit të elitave në partinë e saj, i krijon vetes mundësinë që të nisë mbledhjen e fondeve dhe për të krijojë një panoramë më të qartë të votuesve të mundshëm brenda republikanëve në primare

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco