Thirrja e dhimbshme e 14 vjeçares: “Të lutem, shpëtoje babanë tim”

Thirrja e dhimbshme e 14 vjeçares: “Të lutem, shpëtoje babanë tim”

12:06, 08/02/2023

Një 14 vjeçare është nxjerrë mbrëmë e gjallë nga rrënojat në Kahramanmaras të Turqisë pas tërmetit të së hënës që la mbi 9 mijë e 600 të vdekur në Turqi dhe Siri.

Por një moment prekës ka ndodhur pas shpëtimit të vajzës. Ajo me të shpëtuar iu ka bërë thirrje ekipeve të shpëtimit që t’ia shpëtojnë edhe babanë.

Këtë rrëfim e ka ndarë me publikun gazetari i Al Jazeera’s Resul Serdar.

“Mbrëmë një ekip shpëtimi shpëtoi një vajzë 14-vjeçare. Ajo ishte ende gjallë”.

“Kur ekipi i shpëtimit e nxorri jashtë, gjëja e parë që ajo tha ishte: “Të lutem shpëtoje edhe babanë tim.” Babai i saj ishte shumë afër saj dhe ai gjithashtu ishte gjallë. Më vonë, gjatë natës, edhe babai i saj u nxor nga rrënojat, por dy nga anëtarët e tjerë të familjes, për fat të keq, nuk mundën të mbijetojnë”, tha ai, njofton Klankosova.tv

Sipas tij në këtë zonë është një situatë dramatike.

“Makinat po punojnë, po hapin gropa, po përpiqen të arrijnë te njerëzit,” tha ai, duke qëndruar përpara një prej qindra ndërtesave që u shembën në qytet

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco