Lajmi i fundit nga Turqia: Mbi 900 viktima nga tërmeti dhe 5385 të lënduar

Lajmi i fundit nga Turqia: Mbi 900 viktima nga tërmeti dhe 5385 të lënduar

11:34, 06/02/2023

Presidenti turk Rexhep Erdogan ka dalë me të dhënat e fundit mbi tërmetin në Turqi e Siri.

Ai ka thënë se deri më tani janë shënuar 912 viktima dhe mbi 5385 mijë të lënduar. Poashtu janë shpëtuar edhe 2470 persona që janë gjetur nën rrënoja – raporton Syri Kosova.

Tërmeti ishte i madh me magnitudë 7.8 ballë. Në Siri, raportohet për 386 viktima duke përfshirë 239 kryesisht në rajonet e Alepos, Hama, Latakia dhe Tartus.

Turqia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pas tërmetit që u mori jetën të paktën 900 personave ndërsa la të plagosur mbi 6 mijë të tjerë.

Mësohet se janë pezulluar për të paktën një javë shkollat, ndërsa vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit.

 

Për fat të keq, parashikohet që numri i viktimave dhe të plagosurve të rritet, ndërsa ende ka qytetarë nën rrënoja.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco