Tragjedia me 10 të vdekur në Alpet e Zvicrës dhe Austrisë nga ortekët e borës

Tragjedia me 10 të vdekur në Alpet e Zvicrës dhe Austrisë nga ortekët e borës

16:47, 05/02/2023

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën në disa ortekë në Alpet e Austrisë dhe Zvicrës, gjatë fundjavës, raporton BBC.

Midis viktimave ishin turistë nga Zelanda e Re, Kina dhe Gjermania.

Kjo është ngjarja e dytë që ka ndodhur në Zvicër për shkak të rreshjeve intensive të borës dhe erës.

Policia austriake njoftoi pesë vdekje për ditën e sotme, duke përfshirë atë të një 59-vjeçari, i cili ishte borëpastrues.

Midis viktimave ishin: udhërrëfyesi Anton am Arlberg, një 62-vjeçar cili po bënte ski në rrugë rreth majës së Hohe Aifner, një 17-vjeçar nga Zelanda e Re, një shtetas kinez 32-vjeçar, një gjerman 50-vjeç, një grua 56-vjeçare dhe një burrë 52-vjeçar.

Ortekët janë të zakonshëm në Zvicër dhe Austri. Sipas mediave të huaja vetëm dje janë raportuar 30 ortekë në rajonin e Tirolit, 11 të cilët goditën njerëz.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco