'Lutjet e mëngjesit', Biden bëri thirrje për unitet: S'duhet ta shohim njëri-tjetrin si armiq

'Lutjet e mëngjesit', Biden bëri thirrje për unitet: S'duhet ta shohim njëri-tjetrin si armiq

22:16, 02/02/2023

Në lutjet tradicionale të mëngjesit në Uashington, presidenti amerikan, Joe Biden u bëri thirrje amerikanëve, para se gjithash republikanët dhe demokratët në Kongres, që të fillojnë ta trajtojnë njëri-tjetrin si qenie njerëzore dhe të bashkëpunojnë për të mirën e vendit.

Në lutjet e mëngjesit, ai tha se forca dhe vendosmëria e përcaktojnë Amerikën edhe në kohë të vështira, raporton usatoday.

“Në politikën dhe në jetën tonë, shumë shpesh ne e shohim njëri-tjetrin si kundërshtarë dhe jo si konkurrentë. Ne e shohim njëri-tjetrin si armiq dhe jo si fqinjë. Edhe pse ka dallime të mëdha mes nesh në dy vitet e fundit, ne kemi dëshmuar se së bashku mund të bëjmë gjëra të mëdha për vendin tonë”, tha ai.

Ndërkohë, lutjet e mëngjesit mbahen të enjten e parë të muajit shkurt prej shtatë dekadash dhe përveç presidentit amerikan, janë të pranishëm edhe anëtarë të Kongresit, zyrtarë shtetërorë dhe personalitete të shumta botërore.

Mbledhja u organizua për herë të parë këtë vit nga Fondacioni “Prayer Breakfast”, një grup i ri i udhëhequr nga ish-anëtarë të Kongresit.

Ndryshe, Kosova u përfaqësua nga disa deputetë të parlamentit, të cilët tash e sa ditë gjenden në SHBA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco