Provinca në Kinë heq kufizimet: Bëni sa fëmijë të doni, edhe të pamartuarit

Provinca në Kinë heq kufizimet: Bëni sa fëmijë të doni, edhe të pamartuarit

14:50, 31/01/2023

Në provincën jugperëndimore të Kinës, Sichuan, do të hiqen kufizimet për personat që nuk janë të martuar dhe duan të sjellin në jetë fëmijë.

Ky ndryshim vjen në vazhdën e përpjekjeve të qeverisë për të rritur shkallën e lindjeve në vend pasi popullsia e Kinës u tkurr vitin e kaluar për herë të parë në më shumë se gjashtë dekada.

Aktualisht, qeveria e Sichuan lejon vetëm çiftet e martuara që të sjellin në jetë deri në dy fëmijë. Por tashmë, duke filluar nga 15 shkurti, të gjithë qytetarët, përfshirë edhe prindërit e pamartuar mund të regjistrojnë sa fëmijë të duan.

Në Kinë, regjistrimi i lindjes kërkohet shpesh në mënyrë që prindërit të kenë përfitime të tilla si sigurime pas lindjes. Regjistrimi është po ashtu i nevojshëm për marrjen e një dokumenti regjistrimi të familjes, që u jep fëmijëve akses në kujdes shëndetësor dhe arsim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco