Talebanët mbyllin universitetet për femra në Afghanistan

Talebanët mbyllin universitetet për femra në Afghanistan

19:35, 20/12/2022

Talebanezët kanë njoftuar për mbylljen e universiteteve për femrat në Afghanistan, thuhet në letrën e ministrit të ekudimit.

Ai thotë se ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe vlen deri në njoftimin e ardhshëm.

Sipas këtij vendimi, u ndalohet femrave qasja në edukim formal, përderisa ato u përjashtuan edhe nga shkollimi sekondar.

Vetëm para tre muajve, mijëra vajza dhe gra u paraqitën para universiteteve për provimin pranues në Afghanistan, raporton BBC.

Mirëpo, më herët kishte pasur kufizime vetëm në fushat ku mund të studionin ato.

Pas marrjes së pushtetit nga talebanët në vitin e kaluar, universitetet përfshinin klasa dhe hyrje të ndara gjinore.

Studentet mund të merrnin mësime vetëm nga profesore femra ose meshkuj të vjetër.

Në muajin nëntor, autoritetet ndaluan daljen e grave në parqet e Kabul-it, me arsyetimin  se ligjet islamike nuk po zbatohen në to.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco