Papa Francesku: Kam firmosur dorëheqjen time në rast se shëndeti përkeqësohet

Papa Francesku: Kam firmosur dorëheqjen time në rast se shëndeti përkeqësohet

16:58, 18/12/2022

Papa Francesku në një intervistë të dhënë sot për mediat spanjolle, ka deklaruar se në rast problemet shëndetësore që do të pengojnë aktivitetin e tij, Ati i Shenjtë do të japë dorëheqjen.

"Kam firmosur dorëheqjen time dhe ia kam dorëzuar Sekretarit të Shtetit te Vatikanit Tarciso Bertoni", ka deklaruar Papa Francesku.

Në rast se do të ndodh kjo do të jetë hera e dytë në historinë e Kishës Katolike kur një Papa jep dorëheqjen, pas Papa Bendiktit të XVI, që më 28 shkurt 2013 gjatë një meshe të shenjtë deklaroi dorëheqjen e tij për motive shëndetësore.

Është hera e parë që e them, është shprehur Ati i Shenjtë, por kam firmosur dorëheqjen time e është dorëzuar në Sekretarinë e Vatikanit.

Në intervistën e tij Papa Francesku është ndalur dhe mbi luftën në Ukrainë.

"Është një luftë globale, mos e harrojmë, shprehet ai. Ka shumë duar në to, e nuk shoh një fund të shpejtë për të. Me duket se luhen shumë interesa në këtë luftë."

Mbi skandalet e pedofilisë që gjatë viteve të fundit kanë përfshirë Kishën Katolike, Papa Francesku ka pohuar se "është e dhimbshme, shumë e dhimbshme, jetë të shaktërruara nga ata që duhet t'i ndihmonin.

Qoftë një rast iv etëm të jetë është e tmerrshme të mendosh se perosni që duhet të ndihmonte drejt Zotit" të shkatërron rrugën."

Për media spanjolle Papa Francesku ka analizuar dhe problematikën e lajmeve të rreme në jetën e një lideri politik. Duke u ndaluar në figurën e presidentit brazilian Lula i sapo zgjedhur, ai thotë se "problemi i fake neës, ndaj liderave politikë është shumë seriozë, mund të shkatërrojnë një lider."

Ndërsa mbi raportin e tij me Papën e Nderit Ratzinger, Papa Francesku e konsideron "një njeri të madh, një Shenjëtor, të cilin e takon shpesh."

Lajmi mbi një dorëheqje të mundshme të Papa Franceskut që prej disa muajsh vuan me një problem në gjurin e majtë, është përcjellë me preokupim në komunitetin e besimtarëve katolikë që përmes rrjeteve sociale urojnë që kjo të mos ndodh e që Ati i Shenjtë të vazhdoj të kryej misionin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco