Sulmi masiv i Rusisë mbi Ukrainë/ Cili është objektivi kryesor i Moskës

Sulmi masiv i Rusisë mbi Ukrainë/ Cili është objektivi kryesor i Moskës

10:53, 16/12/2022

Nga Hugo Bachega, BBC

Breshëria e fundit e raketave të Rusisë ka goditur shumë qytete në të gjithë Ukrainën, me infrastrukturën kritike që duket të jetë përsëri objektivi kryesor.

Në Kiev, autoritetet e përshkruan atë si një ‘sulm masiv’, teksa shpërthimet goditën bregun e majtë të lumit Dnipro si dhe një lagje jugperëndimore, duke lënë pjesë të qytetit pa energji, ngrohje dhe ujë.

I gjithë Kharkivi, qyteti i dytë më i madh në vend, është pa energji elektrike pasi dhjetë raketa goditën rajonin.

Qytete të tjera të mëdha, duke përfshirë Odesën dhe Zaporizhian, janë sulmuar. Në Kryvyi Rih, një ndërtesë banimi u godit, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur pesë të tjerë, përfshi dy fëmijë, thonë zyrtarët.

Ukraina e ka akuzuar Rusinë se po e përdor dimrin si armë, teksa po sulmon objektet thelbësore, ndërsa temperaturat po bien. Rusia ka hedhur më shumë se 1 mijë raketa dhe dronë kamikazë iranianë që nga mesi i tetorit, megjithëse shumica e tyre janë kapur nga mbrojtja ajrore.

Në fillim të kësaj jave, kryeministri Denys Shmyhal tha se sulmet kanë dëmtuar të gjitha termocentralet dhe hidrocentralet, duke çuar në mungesë të energjisë elektrike dhe ndërprerje të ngrohjes dhe furnizimit me ujë.

Në disa zona, energjia elektrike është e disponueshme vetëm disa orë në ditë. autoritetet thonë se këto sulme janë reagim i Rusisë ndaj humbjeve ushtarake në fushën e betejës, mes sukseseve të fundit të Ukrainës në rimarrjen e territorit të pushtuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco