Francë: Dhjetë persona, ndër ta 5 fëmijë, humbin jetën nga zjarri në një apartament në Lion

Francë: Dhjetë persona, ndër ta 5 fëmijë, humbin jetën nga zjarri në një apartament në Lion

07:50, 16/12/2022

Dhjetë persona, përfshirë pesë fëmijë, thuhet se janë vrarë pasi një zjarr shpërtheu të premten në mëngjes në një ndërtesë banimi në Vaulx-en-Velin, pranë qytetit francez Lyon.

Autoriteti lokal për rajonin e Lyon/Rhone tha se zjarri u raportua fillimisht te shërbimet e urgjencës në orën 3:12 të mëngjesit dhe në orën 3:25 të mëngjesit rreth 170 zjarrfikës dhe 65 kamionë zjarrfikës ishin në vendngjarje.

Shërbimet e urgjencës raportuan se zjarri shpërtheu në një bllok apartamentesh shtatëkatëshe në lagjen Mas du Taureau.

Katër persona të tjerë janë në gjendje kritike, ndërsa 10 të tjerë, përfshirë dy zjarrfikës, janë plagosur.

Autoritetet thanë se shkaku i zjarrit nuk dihet në këtë fazë.

Ministri francez i strehimit, Olivier Klein, tha se kishte folur me kryebashkiakun e Vaulx-en-Velin, Hélène Geoffroy dhe do të vizitonte qytetin. "Unë do të shkoj atje këtë mëngjes për të qenë përkrah banorëve, zyrtarëve lokalë dhe shërbimeve të urgjencës," shkroi ai në Twitter. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco