SHBA: Ne nuk i inkurajojmë ukrainasit të përshkallëzojnë luftën

SHBA: Ne nuk i inkurajojmë ukrainasit të përshkallëzojnë luftën

16:10, 07/12/2022

Në një konferencë zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, John Kirby, tha se SHBA ka qenë e përkushtuar për t’u siguruar ukrainasve mjetet për të mbrojtur shtetin e tyre dhe për të shmangur çdo pëshkallëzim të luftës

Ai tha se janë ukrainasit ata që marrin vendimet e tyre për këtë gjë, raportojnë mediat e huaja. Kirby shtoi se SHBA ka qenë gjithmonë e qartë në vendimet që ka marrë dhe për deklaratat e bëra, por ata nuk i kanë inkurajuar kurrë ukrainasit që të godasin Rusinë.

"Ne jemi të përkushtuar të sigurojmë që ukrainasit të kenë mjetet për të mbrojtur veten dhe për të shmangur çdo përshkallëzim të luftës, por në fund janë ukrainasit ata që marrin vendimet e tyre.

Ne kemi qenë gjithmonë të qartë dhe nuk i inkurajuam ata të godasin në të gjithë kufirin me Rusinë ", tha në një konferencë zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, John Kirby.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco