Iran, konfuzioni mbretëron mbi Policinë e moralit dhe ligjet  shamisë

Iran, konfuzioni mbretëron mbi Policinë e moralit dhe ligjet shamisë

09:12, 06/12/2022

Në rrugët e Iranit, po bëhet një pamje gjithnjë e më e zakonshme të shohësh gra që ecin me kokën e tyre të zbuluar. Nuk është veçanërisht një ide radikale në shumicën e qyteteve anembanë botës, por në Republikën Islamike, kjo potencialisht shënon një ndryshim sizmik.

Megjithatë, ka konfuzion nëse Policia e moralit, e cila zbaton kodet e rrepta të veshjes islame, është shpërbërë. Për shumë gra, është një ëndërr që shpresojnë të realizohet.

Një studente, Fatemeh, që aktualisht jeton në Teheran, tha: "Është shumë më mirë pa Policinë e moralit në rrugë. Ju shihni më shumë gra që ecin pa hixhab. Thuajse ato mund të vendosin vetë. Mendoj se është një përmirësim ."

Edhe nëse është e vërtetë, heqja e Policisë së moralit në vetvete ka të ngjarë të bëjë pak ndryshim në politikën e shamisë së kokës, pasi Ministria e Brendshme mund të ndryshojë metodat e saj për ta zbatuar atë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco