Irani arreston gazetaren që mbuloi funeralin e 22-vjeçares Amini

Irani arreston gazetaren që mbuloi funeralin e 22-vjeçares Amini

13:32, 29/09/2022

Paris – Irani arrestoi të enjten një gazetare që mbuloi funeralin e Mahsa Amini, tha avokati i saj, arrestimi i fundit ky nga një numër në rritje gazetarësh që u arrestuan që nga shpërthimi i protestave për vdekjen e 22-vjeçares.

Elahe Mohammadi në foto, u thirr nga autoritetet gjyqësore, por më pas u arrestua nga forcat e sigurisë ndërsa ishte nisur për t’u marrë në pyetje, shkroi në Tëitter avokati i saj Mohammad Ali Kamfirouzi.

Elahe Mohammadi kishte mbuluar për gazetën iraniane “Ham Mihan”, funeralin e 22 vjeçares Amini, e cila kishte kaluar tre ditë në koma pas arrestimit të saj nga policia famëkeqe e moralit të Teheranit dhe vdiq më 16 shtator.

Funerali që u mbajt në qytetin e lindjes së Amini, në Saqqez në provincën kurde, ishte një nga shkëndijat që ndezi lëvizjen protestuese, me njerëzit e pikëlluar që hidhnin parulla dhe gratë që flakën shamitë e kokës në kundërshtim me rregullat e veshjes së Republikës Islamike.

Javën e kaluar, forcat e sigurisë e kishin bastisur tashmë shtëpinë e gazetares Mohammadi në Teheran, tha avokati i saj. Burri i saj shkroi në Tëitter se ajo kishte thënë në një telefonatë të shkurtër se po mbahej në burgun Evin të Teheranit dhe nuk ishte informuar për asnjë akuzë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco