Florida paralajmërohet të përgatitet për një katastrofë të madhe

Florida paralajmërohet të përgatitet për një katastrofë të madhe

09:47, 27/09/2022

Guvernatori i Floridës ka paralajmëruar amerikanët që të përgatiten për një “katastrofë të madhe” pasi uragani i kategorisë së dytë Ian mund t’i prek ata.

Erërat e forta filluan të godasin bregun jugor të Kubës mbrëmjen e së hënës. Ian pritet të zbresë në bregun perëndimor të Floridës diku të mërkurën.

Rrugën e saktë që do ta ketë uragani nuk dihet, por guvernatori Ron DeSantis paralajmëroi për “ndikime të mëdha në të gjithë shtetin”.

Banorët kanë grumbulluar ushqime, ujë, ilaçe dhe karburant. Disa pjesë të shtetit nuk kishin një uragan të tillë për rreth një shekull.

Qendra Kombëtare e Uraganeve (NHC) tha se pret “forcim të shpejtë” nga Ian gjatë 48 orëve të ardhshme, derisa ai shkon drejt veriut nga vendndodhja e tij aktuale në perëndim të Kubës, shkruan BBC.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco