Kush është Giorgia Meloni e cila po synon të bëhet kryeministrja e parë femër në Itali

Kush është Giorgia Meloni e cila po synon të bëhet kryeministrja e parë femër në Itali

23:43, 26/09/2022

Liderja e ekstremit të djathtë, Giorgia Meloni, është në rrugën e duhur për t’u bërë kryeministrja e parë femër në Itali.

Megjithatë, duke folur pas votimit, Meloni, tha se partia e saj “Vëllezërit e Italisë” do të qeverisin për të gjithë dhe nuk do të tradhtojë besimin e popullit, raporton BBC.

Aleanca e krahut të djathtë Meloni – që përfshin gjithashtu Ligën e ekstremit të djathtë, Matteo Salvini dhe ish-kryeministrin Silvio Berlusconi të qendrës së djathtë “Forza Italia” – tani kërkon të marrë kontrollin e Senatit dhe të Dhomës së Deputetëve, me rreth 44% të votave.

Pjesëmarrja në zgjedhje e Italisë ishte 63,91% – nëntë për qind më pak se në vitin 2018.

Kush është Giorgia Meloni?

Giorgia Meloni, 45 vjeçe, synon të jetë kryeministrja e parë femër e Italisë dhe kryeministrja e parë e vendit nga e djathta ekstreme.

Meloni u rrit në një lagje të klasës punëtore në Garbatella. Ajo ishte vetëm një vjeç kur babai i saj, Francesco, u largua nga familja dhe u transferua në Ishujt Kanarie.

Në moshën 15-vjeçare, ajo u bashkua me Frontin Rinor, të lëvizjes neofashiste të Italisë, e cila u formua pas luftës nga mbështetësit e diktatorit të ndjerë Benito Musolini.

Në librin e saj të vitit 2021, “Unë jam Giorgia”, ajo theksoi se nuk është fashiste, por për ata që e identifikojnë me trashëgimtarët e Musolinit, thonë: “Unë nuk e mbaj shkopin e një historie 70-vjeçare”.

Në fushatë, Meloni, përdori moton e vjetër shumë të njohur dhe të diskutueshme: “Zoti, atdheu dhe familja”. Fushata e saj ka ngjallë reagime të shumta pasi nuk mbron të drejtat e komunitetit LGBT dhe dëshiron që Italia të trajtohet më mirë nga BE-ja pasi është fuqia e tretë aty.

Ndryshe nga aleatët e saj të krahut të djathtë, ajo nuk ka kohë të merret me Rusinë e Vladimir Putinin dhe është pro-NATO-s dhe pro-Ukrainës, edhe pse shumë votues të së djathtës janë të ftohtë ndaj sanksioneve perëndimore.

Përveç zvogëlimit të taksave, ajo synon rregullimit të çmimit të energjisë elektrike, pasigurinë në punë dhe pagën mesatare, emigracionin e pakontrolluar dhe trajtimi më dinjitoz i Italisë nga BE-ja.

Meloni formoi “Vëllezërit e Italisë” (Fratelli d’Italia) në vitin 2012, katër vjet pasi u bë ministrja më e re e Italisë nën petkun e qeverisë së Silvio Berlusconi në vitin 2008.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco