Qindra rus tentojnë të kalojnë kufirin Rusi-Gjeorgji në këmbë

Qindra rus tentojnë të kalojnë kufirin Rusi-Gjeorgji në këmbë

18:29, 26/09/2022

Imazhet dhe videot e mediave sociale nga kalimi kufitar midis Rusisë dhe Gjeorgjisë tregojnë linja të gjata trafiku të palëvizshëm përmes një kalimi malor, transmeton Syri.net Kosova.

Videoja me dron e ngarkuar nga zona dokumenton se ka qindra automjete të mbledhura në anën ruse, me dëshmitarët që thonë se njerëzit presin deri në 48 orë për të kaluar në Gjeorgji.

Disa video tregojnë forca shtesë ruse të sigurisë që mbërrijnë në kufi me një transportues të blinduar.

Radhët janë krijuar në vendkalimin Verkhnii Lars nga Osetia e Veriut në Gjeorgji dhe në pika të tjera kufitare që nga njoftimi javën e kaluar nga Presidenti Vladimir Putin për një mobilizim të pjesshëm.

Videot tregojnë disa familje dhe shumë burra vetëm mes atyre që presin të kalojnë në Verknii Lars.

Qindra njerëz po i afrohen vendkalimit në këmbë, duke tërhequr valixhet.

Mes fluksit të papritur, "ne kemi qenë duke e shtyrë qeverinë të vendosë viza dhe/ose të mbyllë kufijtë," i tha CNN një politikane e opozitës në Gjeorgji, Nona Mamulashvili.

Për momentin, kufiri duket se është ende i hapur./Syri.net Kosova/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco