Atentat në një shkollë në Rusi, sulmuesi vret 15 persona dhe veten e tij

Atentat në një shkollë në Rusi, sulmuesi vret 15 persona dhe veten e tij

17:58, 26/09/2022

Një person i armatosur ka hapur zjarr në një shkollë në Rusinë qendrore, duke vrarë 15 persona dhe duke plagosur 24 të tjerë, transmeton Syri net Kosova.

11 nga viktimat e përfshira në këtë sulm janë fëmijë.

Personi i armatosur i cili e shkaktoi këtë sulm vrau veten në vendngjarje dhe mësohet se ai ishte ish-nxënës i shkollës të cilën e sulmoi.

Një video e postuar në internet nga hetuesit e shtetit tregon trupin e pajetë të personit të armatosur në dysheme, i veshur me një bluzë me një simbol nazist dhe një kapuç.

Hetuesit po kontrollojnë vendbanimin e tij. Kreu i qyteti ka shpallur një periudhë zie deri më datën 29 shtator, shkruan BBC.

Presidenti rus, Vladimir Putin është “në zi” për vdekjet dhe denoncoi të shtënat si një “sulm terrorist çnjerëzor”, sipas konfirmimit të zëdhënësit të tij./Syri net Kosova/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco